Pranuan të paguajnë karantinën, futen në atdhe 8 shqiptarë

Pranuan të paguajnë karantinën, futen në atdhe 8 shqiptarë

17:34, 09/04/2020
A+ Aa A-

Tetë shqiptarë të cilët ishin bllokuar në tokën neutrale midis Greqisë dhe Shqipërisëm janë lejuar ditën e sotme të kalojnë doganën e Kapshticës për tu futur në atdhe. 

Ata janë lejuar të futen në atdhe, pasi kanë pranuar të karantinohen në ambjentet e hotelit.
Shqiptarët mësohet se kishin mbërritur në kufi në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjtje.

Pas kryerjes së procedurave dhe kontrollit mjekësor, ata më pas do të transportohen drejt hotelit.
Ndërkohë që ata do ti paguajnë vetë shpenzimet e transportit dhe të hotelit.

Në fillim qytetarët kanë kërkuar që të shkojnë në banesat e tyre pasi nuk kishin mundësi që të paguanin hotelin, por një gjë të tillë nuk është lejuar nga policia kufitare.

Ndërkohë që vazhdojnë të vijnë shqiptarë të cilët kërkojnë të futen në atdhe. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco