Të pabindurit, Policia gjobit 262 kalimtarë që shkelën orarin e qarkullimit

Të pabindurit, Policia gjobit 262 kalimtarë që shkelën orarin e qarkullimit

11:54, 09/04/2020
A+ Aa A-

Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin ka evidentuar 29 shoferë që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit dhe i ka ndëshkuar me heqje të patentës dhe bllokim mjeti.

Po ashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 262 qytetarë, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 6 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes si në rastin në foto në Korçë dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative.

Policia po ashtu ka  proceduar penalisht 3 shtetas, 1 në Tiranë, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë; 1 në Korçë dhe 1 Gjirokastër, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco