Në pranga edhe vartësi/ Arrestimi i drejtorit të burgut në Tiranë, sekuestrohet një sasi parash

Në pranga edhe vartësi/ Arrestimi i drejtorit të burgut në Tiranë, sekuestrohet një sasi parash

16:58, 03/04/2020
A+ Aa A-

Paraditen e sotme Policia e Shtetit me urdhër të SPAK, arrestuan drejtorin e burgut 313, Eduart Struga, nën akuzën për veprën penale të korrupsionit. 

Sipas ABC News Struga ka qenë nën hetim për disa muaj, ndërsa arrestimi është bërë nga krimi ekonomik.

Dyshohet se arrestimi i tij është bërë për shkak të një tenderi.

Ndërkaq, janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë.

ABC News ka mësuar se një prej të arrestuarve është vartës i Drejtorit të Burgut “313”, Eduart Struga, ndërsa personi tjetër është punonjës në një sektor privat.

Gjatë operacionit për arrestimin e tyre, janë ushtruar kontrolle të shumta, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një shumë e konsiderueshme lekësh. Sipas burimeve dyshohet se janë para të marra në mënyrë korruptive.
Struga është emëruar në krye të këtij institucioni në vitin 2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fred Tironsi03/04/2020 19:05

Korrupsioni, Vjedhja, Mashtrimi dhe Ryshfeti në Detyrë janë në Ligjet e Botës së civilisuar perëndimore të dënushme me Ligj. Kush nuk i respekton Ligjet, por bën simbas Kokës së tij le ti thotë Jetës së lirë, mirupafshim për disa Vjet. Po nuk u hoqën këto Vese nuk do të bëjmë kurr Hapa përpara për tu rreshtuar me më të mirët. Ju përshëndes nga Berlini.

Shto koment

Denonco