Në Lezhë gjyshja infektoi mbesën, në Durrës krijohet vatër e re

Në Lezhë gjyshja infektoi mbesën, në Durrës krijohet vatër e re

14:11, 29/03/2020
A+ Aa A-

Mirdita ka parë sot të prekurin e parë nga pandemia e koronavirusit. Pacienti 55-vjeçar që mësohet se punon në spitalin e Rrëshenit u përkeqësua dje dhe ka kërkuar të bëj tamponin. Mësohet se shtetasi ka probleme edhe me veshkat.   

Rasti tjetër në Lezhë, i përket një vajze të re rreth 18-vjeçare që sipas burimeve është mbesa e njërit prej të 5 infektuarve në atë qytet. R\aportohet se ajo është mbesa e një të moshuare, e cila u diagnostikua të mërkurën me Covid-19.

Ndërkohë, nga burimet e A2 mësohet se për sa ai përket rastit të 12-të të konfirmuar në Durrës, bëhet fjalë për një  rast të ri, të një 74-vjeçari pa lidhje me rastet paraardhëse, pra i paidentifikuar nga hetimi epidemiologjik. Dy raste të tjera të  dërguar po nga Durrësi, të  dyshuar dhe pritet rezultati i tamponit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco