Koronavirusi: Si po 'vrapon' Fieri, pas Tiranës me 113 të infektuar Dezinfektimi në qytetin e Fierit

Koronavirusi: Si po 'vrapon' Fieri, pas Tiranës me 113 të infektuar

11:50, 28/03/2020
A+ Aa A-

Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik. Por, verehet se pas Tiranës me 113 të infektuar, vjen qarku i Fierit me 21 të tillë.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar dhe prej tyre 4 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Bashkia e Fierit njoftoi se ka bere ridezinfektim total të lagjeve: "Konferenca e Pezes" dhe "Apollonia"; jo vetëm rrugët e ambientet e tjera publike, por edhe në çdo hyrje pallati e dyqani.

Nga këto zona ku u shfaqën rastet e reja me COVID-19 në Fier do të vijojmë intesivisht dhe pa ndërprerje dezinfektimin në çdo cep të territorit.


Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Tiranë 113 raste

Durrës 11 raste

Lushnje 4 raste

Elbasan 5 raste

Rrogozhinë 2 raste

Fier 21 raste

Kavajë 4 raste

Korçë 12 raste

Vlorë 5 raste

Shkodër 4 raste

Lezhë 4 raste

Berat 1 rast

Has 2 raste

Krujë 3 raste

Tropojë 3 raste

Pukë 3 raste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco