Cila është gjendja e 61-vjeçarit që mjekët e rikthyen në jetë

Cila është gjendja e 61-vjeçarit që mjekët e rikthyen në jetë

13:21, 24/03/2020
A+ Aa A-

Një 61-vjeçar nga Tirana, i cili u rikthye dje në jetë falë punës së mjekëve të Infektivit vijon të luftojë me koronavirusin.

Detaje për gjendjen e tij por edhe situatës te Infektivi publikohne nga “BalkanWeb”.

Nga biseda që gazetari ka zhvilluar me mjekët, ai ka mësuar se 61-vjecari nga Tirana vijon të jetë i intubuar, ndërsa gjendja e tij paraqitet e rëndë. Përvec tij, nuk ka persona të tjerë të intubuar në Infektiv.

“Sipas mjekëve problem më i madh i atyre që kanë sëmundje të tjera, si diabeti që ul imunitetin është fakti se këta persona pësojnë komplikacione të menjëhershme, duken mirë por në pak minuta shëndeti përkeqësohet kërkojnë intubim”.

Një tjetër problem te Infektivi është fakti se po mbushen shtretërit. Kujtojmë që nga 120 shtretër rreth 50 janë tashmë me pacientë. Kjo kërkon vënien në punë sa më parë të spitalit COVID 2, Sanatoriumit.

“Po boshatiset totalisht Sanatoriumi, kanë mbetur vetëm disa të shtruar, që janë në gjendje të rëndë. Do vihet në funksion të të sëmurëve me COVID 19”, – tha gazetari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco