Shënohet viktima e pestë: Humb jetën biznesmeni 49-vjeçar

Shënohet viktima e pestë: Humb jetën biznesmeni 49-vjeçar

11:03, 24/03/2020
A+ Aa A-

Shqipëria shënon viktimën e 5 të koronavirusit COVID-19. Burimet bëjnë me dije për Ora News se ka ndërruar jetë, sot në mëngjes në spitalin infektiv, Ndue Marinaj.

49-vjeçari nga Puka ishte bashkëpronar i një hoteli dhe ka shërbyer dhe si drejtor i zyrave të shtetit për zonën e veriut.

Ai ishte babai i 4 fëmijëve. Marinaj kishte 10 ditë që po trajtohej me frymëmarrje të drejtuar.

Njoftimi i MSH

Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, 49 vjeç nga Tirana.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor të spitalit Infektiv, 49-vjecari nuk arriti të mbijetojë.

I ndjeri vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive.

Ministria e Shëndetëisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit. Ju informojmë se, deri në këto momente kanë humbur jetën 5 persona të prekur nga COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco