Situata e rëndë për banorët e prekur nga tërmeti: Në kontenier nuk kemi ujë, jemi me sëmundje kronike

Situata e rëndë për banorët e prekur nga tërmeti: Në kontenier nuk kemi ujë, jemi me sëmundje kronike

11:43, 12/03/2020
A+ Aa A-

Situata pas përhapjes së koronavirusit në vendin tonë është bërë mjaft problemtaike, ndërkohë që shumë aktivitete,lëvizje janëpezulluar duke u rekomanduar vazhdmisht qytetarëve qëndrimi në shtëpi si pasojë e përhapjes së shpejtë të këtij virusi.

Por më tragjike paraqitet gjendja tek banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, ku mijera banorë mbetën pa shtëpi, ndërkohë që shumë prej tyre jetojnë në çadra dhe e kanë të pamundur që të marrin masat strikte ndaj virusit COVID-19.

Kjo pasi sipas tyre jetojnë në çadra dhe nuk kanë ujë qëtë lahen ndërkohë që përpiqen që të marrin masa higjenike të domosdoshme për njeriun.

“Ja ku jetojmë në çadra. Jemi shumë keq jetojmë në çadra. Jam me sëmundje kronike. Në një çadër jetojnë 3 persona. Me shpresën që do të bëhen shtëpiat.

Nuk kemi ujë në kontenierin ku jetojmë. Nuk ka pyeur njeri a jemi gjallë a jemi vdekur. Jo se nuk duam që të lajmë duart, por nuk kemi ujë.”- tha një banore për mikrofonin e Fax News.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco