Vrau gruan me levë në kokë/ Dëshmia: Çfarë tha në polici bashkëshorti

Vrau gruan me levë në kokë/ Dëshmia: Çfarë tha në polici bashkëshorti

20:02, 26/02/2020
A+ Aa A-

Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit ka prekur opinionin publik duke u bëre krimi i dytë në familje brenda më pak se 24 orëve.

Ruzhdi Tasuni 63 vjeç ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij, 58-vjeçaren Hajdije Tasuni.

Syri Tv ka mundur të sigurojë të dhëna mbi dëshminë e autorit të vrasjes i cili tashmë ka shprehur pendesën.

Ai ka deklaruar se rreth 2 muaj më parë është paraqitur në një zyrë avokatie për të proceduar me divorcin ndaj shtetases Hajdije Tasuni, pasi raporti bashkëshortor mes tyre nuk ishte më i mirë. Gjatë kësaj periudhe situata tyre ka qenë e tensionuar.

Ditën e sotme në debat e sipër, autori ka mbyllur dyqanin duke marrë një levë dhe duke e qëlluar bashkëshorten për vdekje.

I pyetur nga policia sesa herë e ka qëlluar, ai deklaron se nuk mban mend, çdo gjë është bërë në gjakftohtësi. Më pas ka njoftuar vet policinë për të ardhur në vendngjarje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco