VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Rrëshen, flasin të afërmit: Shihnin punën e tyre

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Rrëshen, flasin të afërmit: Shihnin punën e tyre

14:03, 26/02/2020
A+ Aa A-

Familja Filopati, të cilës dje iu vranë djali dhe vajza ka hapur dyert e mortit.

Fatmir Kolecaj, i cili njihej si një person problematik dhe i dhunshëm, mbërriti mbrëmjen e djeshme në banesën e familjes Filopati dhe vrau Esmeraldën dhe Vledison, ish-bashkëshorten e tij dhe të vëllanë e saj.

Të afërm dhe bashkëfshatarë shprehen se familja Filopati ka qenë nga më të rregullat, me tradita dhe me zakone.

Të afërm të familjes ama heshtin kur është fjala për të komentuar marrëdhëniet që Esmeralda ka pasur me bashkëshortin e saj, ndërsa njëri prej tyre tregon se Fatmiri i ka takuar sa herë që ka dashur tre vajza.

‘Mesa duket nuk e ka pasur trajtimin e mirë nga ish-bashkëshorti, ne mirditorët e kemi që në rast se kemi probleme, kthehen vajzat te prindërit e vetë. Di të them që familja është pa probleme, janë të përmendur në Mirditë nga më të mirat’, shprehet një prej bashkëfshatarëve.

‘Familje shumë e mirë, që merrej me punët e veta. Nuk e dimë që të ketë pasur konflikte më parë me ish-bashkëshortin, kanë tre vite që janë ndarë, ka ardhur të jetojë këtu te prindërit’, shprehet një tjetër zonjë.

‘Alamet familje, se di për zotin nëse ka pasur konflikte më herët’, është një tjetë dëshmi.

‘Familje shumë e lartë, djalë për së mbari’, tregon një tjetër i afërm i familjes, që nuk i shpëton as lotëve.

 ‘Kanë pasur 3 vite që janë ndarë, ai fëmijët i ka takuar sa herë ka dashtë, s’ka pasur asnjë arsye, ai ka qenë dhunues, vajzat janë të treja në shkollë’.

 ‘Ka pasur kontradita me atë, nuk e di se për çfarë, jetonte te babai prej tre vitesh’, shprehet një tjetër i afërm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco