Detajet/ Arrestohen dy shqiptarë, trafikonin lëndë narkotike

Detajet/ Arrestohen dy shqiptarë, trafikonin lëndë narkotike

16:48, 24/02/2020
A+ Aa A-

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në L’Aquila, pas dyshimeve se trafikonin lëndë narkotike.

Shqiptarët e kishin shtrirë aktivitetin e tyre në trafikimin e kokainës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, karabinierët  krahas drogës, sekuestruan edhe para, në dyshimet se kanë ardhur nga aktiviteti kriminal.

Shqiptarët i përkasin datëlindjes 1990 dhe 1991.

Të ndaluarit janë shtetasit  A.P. dhe D.B.

Operacioni u krye mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Torriones.

Gjatë operacionit karabinierët sekuestruan 2.5 gramë kokainë të ndarë në doza si edhe një shumë prej 800 eurosh.

Në përfundim të operacionit, dy shtetasit shqiptarë u dërguan në burgun “Le Costarelle”. Arrestimi më pas u vërtetua nga Gjykata. Një operacion tjetër u krye të premten në mbrëmje. Karabinierët kontrolluan dhe i gjetën kokainë një shqiptari me inicialet X.O., i lindur në vitin 2000.

Gjatë operacionit, karabinierët gjetën dhe sekuestruan materiale të përshtatshme për paketimin e lëndës narkotike dhe shumën prej 900 eurosh, që besohet se ishin të ardhura nga veprimtaria e paligjshme e tregtimit të drogës. Duke pasur parasysh moshën e tij, policia italiane vendosi ta procedojë atë në gjendje të lirë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco