FOTO/ Shpërthim i fuqishëm në Elbasan Pamje nga vendi i ngjarjes

FOTO/ Shpërthim i fuqishëm në Elbasan

08:15, 24/02/2020
A+ Aa A-

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur sot qytetin e Elbasanit. 

Çuditërisht, zhurma ishte e një lloji tjetër, që nuk i ngjante eksplozivit dhe ndërkohë nuk u raportua për objekte të hedhura në erë apo viktima.

Pas pak minutash, burime nga Policia kanë deklaruar se kishin shpërthyer dy panele diellore për shkak të një defekti. Copat e tyre kanë përfunduar në bulevardin kryesor, si në foton e mëposhtme. Fatmirësisht, nuk pati të plagosur.

Elbasan / Informacion paraprak 

Në lagjen "Kala", Elbasan, në lokalin në pronësi të shtetasit E.S., dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka plasur një bolier dhe për pasojë kanë plasur dhe tre panele diellore që ishin të vendosura sipër lokalit. Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco