Dënohet perversi shqiptar, ja çfarë i bëri një vajze në klub nate

Dënohet perversi shqiptar, ja çfarë i bëri një vajze në klub nate

13:42, 20/02/2020
A+ Aa A-

Një pervers shqiptar, i cili sulmoi seksualisht një vajzë në një klub nate në Skoci, është dënuar me një vit në burg. 

Sipas Daily Record, shqiptari Edison Bala do futet edhe në listën e abuzuesve seksualë për 10 vite.

29-vjeçari shqiptar u gjet fajtor pasi sulmoi viktimën 23-vjeçare në një klub nate në East Kilbride. Ai i futi dorën poshtë fustanit, i grisi rrobat dhe e penetroi me gishta.

Viktima ka folur për mediat duke thënë se sulmi seksual bëri që ajo të kalonte në depresion. Sipas saj, në një rast ajo tentoi të vriste vetne, duke ngulur një thikë në stomak.

Tmerri i saj nuk mbaroi, pasi ajo u përball me intimidimin e shokëve të Balës, teksa jepte provat.

Aq i fortë ishte intimidimi ndaj saj, sa gjykata u desh të mbyllej. Megjithatë ajo u tregua e guximshme dhe ishte në seancën ku u dha vendimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco