Dita e tretë e grevës së urisë, naftëtarët e Ballshit: O lekët ose do ketë viktima

Dita e tretë e grevës së urisë, naftëtarët e Ballshit: O lekët ose do ketë viktima

11:25, 19/02/2020
A+ Aa A-

Naftëtarët e Ballshit janë futur në ditën e tretë të grevës së urisë dhe ndërkohë kanë nisur komplikacionet e para shëndetësore.

Në një prononcim për “BalkanËeb”, naftëtarët janë shprehur se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre duke kërkuar pagat e prapambetura dhe fillimin e punës.

“O lekët, ose do të ketë viktima. Askush nuk ka ardhur të na pyesë se çfarë ka ndodhur. Na ka ardhur vetëm një përfaqësues nga Avokati i Popullit”, thanë ata.

Ndërkohë naftëtarët kanë refuzuar ushqimin dhe ujin e pijshëm por edhe ndihmën shëndetësore. Një prej tyre që ka pasur probleme më të rënda është zëvendësuar me një tjetër naftëtar.

“Komplikacionet kanë filluar. Ne kemi marrë një vendim që dhe ujin e pijshëm ta eliminojmë dhe ndihmën shëndetësore. Kauza jonë dihet. Ne kërkojmë pagat e prapambetura dhe rikthimin në punë. I bëjmë thirrje kryeministrit dhe ekspertëve që të na gjejnë zgjidhje”, thanë naftëtarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alfons Malo19/02/2020 12:07

Interesant?! Asnje nuk intersohet per keta te shkrete qe kerkojne as me shume as me pak,por djersen e tyre.Asnje institucion nuk thote qe nuk kane te drejte.Atehere pse nuk u jepet djersa e ballit te marre me shume mund.Per çdare vjen perqark belinda balukja ? Kjo dihet ,mbrapa ka njerez te fuqishem me pushtet.Opozita eshte ulur kembekryq me qeverine.Popullit te ndershem po i nxirret palca e kurrizit me pahir. Ku jane medjat dhe shoqeria civile ?Pse heshtin per kete padrejtesi?Pse mbeti medja mrapa bythes OFL "Opreacioni forca e lekut" te sander leshit,se force policie nuk ka.? Mos harroni o njerez se tani vendi ka arritur ne piken kur ramiz alia shperndau ne kohen e prishjes se kooperativa bujqesore qe u dha nga nje bageti per shtepi dhe kini rene ne qetesi.Por kjo nuk vonoi shume dhe plasi ne Vlore e ne gjithe shqiperine dhe u shkaterrua çdo gje keq shume keq.Me duket se uji eshte vene ne zjarre dhe lus qr te mos perseriten te njeja gjera .Te perseritt shkaterrimi por te veme ne vend dinjitetin e qytetarit sa nuk eshte vone.Po u nxher uje vala djek te drejtin dhe te pa drejtin

Shto koment

Denonco