VIDEO/ Krismat në Korçë, policia tregon se çfarë ndodhi

VIDEO/ Krismat në Korçë, policia tregon se çfarë ndodhi

13:56, 17/02/2020
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja nga krismat në Korçë.

Policia ka dhënë informacion paraprak në lidhje me ngjarjen, që fatmirësisht ka përfunduar pa të dëmtuar.

Sipas policisë, dy vëllezër janë përplasur me një person tjetër. Njëri prej vëllezërve ka qëlluar me armë dhe më pas janë larguar, duke lënë pistoletën në tokë.

Policia e Korçës/ Informacion paraprak:

Më datë 17.02.2020, rreth orës 13:10, në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet dy vëllezërve V. X,. e K. X., me shtetasin E. B., banues në Korçë, dyshohet se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip pistolete.

Dy vëllezërit kanë hedhur në tokë armën e zjarrit dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të dy autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e tyre.

Shtetasi E.B, është shoqëruar në  ambientet e Komisariatit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.  

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco