FOTOLAJM/ Me 50 kg ar, kapet banda e shqiptarëve, kreu 400 grabitje

FOTOLAJM/ Me 50 kg ar, kapet banda e shqiptarëve, kreu 400 grabitje

18:59, 12/02/2020
A+ Aa A-

Policia franceze lajmëroi se ka goditur një bandë grabitësish shqiptarë, të cilëve iu kap plot 50 kg ar. Ndërkohë që mendohet se dhjetëra kilogramë flori janë shkrirë dhe shitur.

Sipas Le Parisien, xhandarmëria franceze neutralizoi bandën që mendohet se ka kryer të paktën 400 grabitje në rajonin e Parisit. Klienti i tyre, një argjendar belg, i cili shkrinte arin e vjedhur në Francë, u arrestua dhe u burgos në Belgjikë.

Gjithçka nisi në mars të vitit 2019 kur nisën të shtoheshin grabitjet në disa periferi të Parisit. Vjedhjet bëheshin sistematikisht në muzg, kur pronarët nuk ishin kthyer ende në shtëpi. Gjurmët e hetimit i çuan detektivët te një shqiptar rreth të pesëdhjetave, i njohur për policinë pasi ishte arrestuar dhe dënuar më herët për krime të ngjashme.

Ai sillte hajdutë nga Shqipëria dhe i niste për aksion në disa prej lagjeve të kryeqytetit. Në çdo rast, skenari ishte identik: ata nuk vidhnin TV ose kompjutera, por vetëm bizhuteri, veçanërisht flori. Plaçkën e vjedhur e dërgonin në Belgjikë ku pasi shkrihej, shitej për të paktën 45 mijë euro një kg.

Katër shqiptarë u arrestuan, atyre iu gjet 50 kg flori dhe 11 mijë euro në cash. Argjendari belg është arrestuar në flagrancë dhe pritet të ekstradohet në Francë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco