Në momente tërmeti/ Sizmiologu jep katër këshillat kryesore

Në momente tërmeti/ Sizmiologu jep katër këshillat kryesore

08:49, 29/01/2020
A+ Aa A-

Këshillat nga sizmiologu Edmond Dushi në një prononcim për median:

1- Në momentin që ndodh tërmeti duhet të gjejmë pikat më të forta të strukturës së objektit ku jeni. Është e kotë të vraponi sepse koha e lëkundjes është e vogel, çështje sekondash. Pastaj me kalimin e lëkundjes kryesore, në mënyrë të qetë dhe të organizuar duhet të dalim nga objektet.

2- Evitoni në mënyrë kategorike ashensorët.

3- Mos qëndroni në sheshet poshtë pallateve apo në mjedise poshtë pallateve pasi jemi prapë të rrezikuar nga objektet që bien nga katet e sipërme ose nga vetë struktura e objektit.        

4- Qëndroni në zona të hapura sa më të çliruara nga ndërtesa apo pemë e shtylla, që janë objekte të futura në tokë dhe mund të ndikohen gjatë valëve sizmike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco