Figurë shumë e njohur e krimit/ Kush është shqiptari që iu kapën sot 1.2 ton kokainë në Greqi

Figurë shumë e njohur e krimit/ Kush është shqiptari që iu kapën sot 1.2 ton kokainë në Greqi

17:18, 25/01/2020
A+ Aa A-

Kapja dhe sekuestrimi i 1.3 ton drogë në shtetin fqinj të Greqisë nga operacioni në Astakos ishte lajmi që zuri një hapësirë të madhe nëpër media ndërsa mësohet se gjatë operacionit janë arrestuar edhe 4 shqiptarë.

Ndërsa mediat greke kanë raportuar detaje të reja të cilat tregojnë se një shqiptar është organizatori i transportimit të 1.2 ton kokainës nga Karaibet. CNN.gr thekson se është një person shumë i njohur në fushën kriminale.

Itinerari i ngarkesës prej 1.2 ton kokaine, ishte nga ishujt Vincent në Karaibe dhe ishte transportuar me jaht deri në lindje të Greqisë, ku ishte vendosur në disa dhoma me qira në një zonë të banuar të Astakos.

Ndërkohë në jahtin me të cilin kishte ardhur droga u gjetën kallashnikovë dhe pistoleta të cilat u konfiskuan nga Policia.

Droga mësohet se do të nxirrej jashtë territorit të shteti grek ndërsa kjo do të bëhej nga persona të tjerë. Tre grekë janë arrestuar gjithashtu ditën e sotme gjatë operacionit por nuk dihet nëse nga të arrestuarit është dhe shqiptari të cilin e konsiderojnë si ‘organizatori’.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco