Aksioni i DEA/ 1.3 ton kokainë në Greqi, do vinte në Shqipëri

Aksioni i DEA/ 1.3 ton kokainë në Greqi, do vinte në Shqipëri

10:07, 25/01/2020
A+ Aa A-

Një sasi gjigante kokaine, prej 1.3 tonësh është zbuluar në Atika, Greqi.

Një operacion i nisur nga DEA amerikane ka përfunduar në portin e Astakao Etoloakrananias në vendin fqinj dhe në pranga janë vendosur 6 persona.

Mediat greke raportojnë se droga ishte fshehur në disa kabina turistike të zonës.

Sipas raportimeve dyshohet se disa prej të arrestuarve janë shqiptarë.

Media shkruajnë se droga besohet se kishte destinacion portet shqiptare. Gjatë ditës pritet që të ketë një konferencë për mediat nga policia greke për të zbardhur detaje nga ky aksion i madh.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco