Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Guxoi të tregonte se e lanë pa strehë, bashkia e Shijakut ia shkatërron dhe kasollen!

Guxoi të tregonte se e lanë pa strehë, bashkia e Shijakut ia shkatërron dhe kasollen!

12:09, 22/01/2020
A+ Aa A-

“Këtu jetoj dhe kam dy muaj. Asnjë nuk ka marrë masa me më dhënë një çap bukë ta sjellë këtu se jam pa punë”. Ky ishte denoncimi i një zonje për emisionin "Tempora" në Oranews. Familja e saj përbehet prej 5 anëtarësh, por deri më sot ka mbetur në qiell te hapur, pasi bashkia e Shijakut ende nuk i ka dhënë asnjë zgjidhje për ta strehuar pas mbetjes pa shtëpi prej tërmetit.

“S'ke ikur  ti, s'ke gjetur shtëpi?- tregon zonja se si e pyetën dhe po vetë tregoi edhe përgjigjen: - “ Ku ta gjej shtëpinë o kryetar. Kam dy muaj që kërkoj për shtëpi por nuk kam gjetur!”

Në këto kushte ajo vendosi që të ndërtojë një barakë përpara pallatit të saj, që u kthye në strehë jo vetëm për të, por edhe komshinjtë.

“Ja dhe kjo komshia që është këtu rri këtu me mua. Edhe ai tjetri vjen dhe rri këtu me mua,” tregoi ajo.

Por menjëherë pas denoncimit që ajo bëri në emisionin "Tempora", tek ajo zbarkuan efektivët e Policisë bashkiake të  Shijakut. Misioni ishte i qartë, jo ndihmë për ta por shkatërrimi i strehës së vetme që ata kishin. Arsyet e shkatërrimit të kësaj barakeje i dha për "Temporan" vetë qytetarja:

“ Erdhën gazetarët na morën në intervistë. Sa ikën ata erdhën e prishën policia bashkiake!”.

Dhe darka është e vështirë për këta banorë. Në këto ditë të ftohta dimri, bashkia iu shkatërroi edhe atë strehë të ndërtuar, ndërsa banorët e kaluan natën rreth zjarrit në qiell të hapur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco