Vrasësi e njihte 28-vjeçarin. Ja me çfarë automjeti u largua nga vendi i krimit

Vrasësi e njihte 28-vjeçarin. Ja me çfarë automjeti u largua nga vendi i krimit

21:59, 20/01/2020
A+ Aa A-

Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën, ku në zonën e Astirit u ekzekutua me tre plumba një 28 vjeçar.

Bëhet fjalë për Vilson Tavciu (Noka) i cili në momentin e atentatit ka qenë i ulur në ambientet e një lokali bashkë me miq të tij.

Siç thonë dëshmitarët për Syri.net, autori/ët e kanë njohur viktimën, i cili ndodhej brenda në një lokal të kësaj zone.

Më pas ata e kanë thirrur jashtë ambienteve të lokalit., ku dhe kanë qëlluar me armë zjarri drejt tij duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas ata janë larguar me një automjet tip Golf 6.

Dëshmitarë të shumtë janë shoqëruar në komisariatin nr. 6 të Policisë për të dhënë dëshminë e tyre në lidhje me ngjarjen, ndërkohë bëhet e ditur se është gjetur arma e krimit në vendngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco