Dy vite më parë i grabitën banesën, sot iu shkrumbua/ U kthye nga Greqia për të investuar: Këtu është për të ikur natën…..

Dy vite më parë i grabitën banesën, sot iu shkrumbua/ U kthye nga Greqia për të investuar: Këtu është për të ikur natën…..

16:56, 20/01/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme një banesë fshatin Rusan të Delvinës u shkrumbua nga flakët në rrethana misterioze. E njëjta banesë, në pronësi të dy vëllezërve Jorgo dhe Aqi Stavro ishte grabitur dy vite më parë. Në shtëpinë ku kishte orendi dhe prodhime artizanale nuk shpëtoj asgjë.

Në një pronocim për mediat, një nga vëllezërit Jorgo Stavro, shprehu shqetësimin e tij.

‘Ça t’i themi fëmijëve; të keqen babai, shiko bëmë një pasuri këtu por këtu nuk është për t’u rrojtur. Këtu është për të ikur natën. Ça të marrim ligjin në dorë? Jo!”

Kjo është deklarata e një emigranti shqiptar që pasi la Greqinë dhe u kthye në vendin e tij që të investonte bashkë me vëllain, por u përballë me një sërë sfidash.

Mes lotësh dhe zërit që i dridhet, Jorgo Stavro, të cilit iu dogj banesa në Rusan të Delvinës në rrethana ende të paqarta, lëshon akuza të forta për drejtësinë, duke shtuar se nuk beson që Shqipëria do bëhet.

Teksa ka rrëfyer një tjetër ngjarje që ka ndodhur në këtë banesë, ku disa persona i kanë v.jedhur vajin e ullirit, tregon se gjykata liroi hajdutët edhe kur këta të fundit pohuan se ishin ata autorët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco