Grabitës me maska plagosin çiftin e biznesmenëve nëTiranë

Grabitës me maska plagosin çiftin e biznesmenëve nëTiranë

22:42, 19/01/2020
A+ Aa A-

Plagosja e mbrëmjes së sotme, e ndodhur në zonën e Alliasit në Tiranës ka qenë për shkak të një grabitjeje që është tentuar në banesën e çiftit bashkëshortor.

Disa grabitës me maska dhe me armë hynë në vilën e tyre, duke i lënë të dy të plagosur.

Sipas asaj që raporton News 24, disa persona të paidentifikuar hynë në vilën e personave të cilët kanë në pronësi edhe një furrë buke.

Sipas informacioneve paraprake, burri ndodhet në gjendje më kritike për jetën..

Informacioni paraprak i Policisë së Shtetit:

Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”,  2 persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve P.L dhe A.L.

Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka  qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit.

Si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshortëve P. L  dhe  A. L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Policia ka shkuar në vendngjarje  dhe ka ngritur pika kontrolli.

Vijon krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gupi hetimor vijon punën p?r sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes... ./Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco