U përplas për vdekje në Itali, ja emri i shqiptarit

U përplas për vdekje në Itali, ja emri i shqiptarit

11:00, 19/01/2020
A+ Aa A-

Është identifikuar shqiptari i cili u përplas për vdekje në orët e mesnatës në Torino, Itali.

Mediat fqinje kanë zbuluar dhe emrin e viktimës.

Sipas TorinoToday, bëhet fjalë për Frank Gjinajn, 36 vjeç, i cili është përplasur për vdekje nga një makinë.

Trupi i tij është gjetur në rrugë nga një shofer, rreth orës 03:30 minuta të mëngjesit të hershëm të ditës së sotme.

Policia italiane thotë se shqiptari ka qenë duke kaluar rrugën, kur është përplasur nga një makinë, shoferi i të cilës nuk është ndaluar.

Kanë nisur kërkimet për gjetjen e autorit të aksidentit të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco