Kapet maniaku i dehur/ 60-vjeçari bëri seks me minorenen me aftësi të kufizuar

Kapet maniaku i dehur/ 60-vjeçari bëri seks me minorenen me aftësi të kufizuar

13:51, 18/01/2020
A+ Aa A-

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka arrestuar një 60-vjeçar, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një minorene me aftësi të kufizuara. Në momentin e arrestimit, ai po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin V.N., 60 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka ngacmuar dhe dyshohet se mund të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një të  mitur me aftësi të kufizuara.

Gjithashtu, në momentin e arrestimin nga Policia, ky shtetas ka qënë duke drejtuar mjetin e tij, ku ka rezultuar në gjendje të dehur, në masën 0.93mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t'u mbrojtur", "Vepra të turpshme" dhe "Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz18/01/2020 17:03

Çudi si i paska shpetu ky rast Edver Taqi Zorraxhiut qe nuk e paska bo deputet ket perdhunusin!

Shto koment

Denonco