Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Zjarr në banesë/ Humb jetën 7-vjeçarja shqiptare në Itali

Zjarr në banesë/ Humb jetën 7-vjeçarja shqiptare në Itali

19:04, 09/01/2020
A+ Aa A-

Një vajzë shqiptare, rreth 7 vjeçe, ka humbur jetën në Itali si pasojë e një zjarri që ra në banesën ku jetonte me familjen.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Servigliano (Fermo), ndërsa nëna  dhe motra e saj më e madhe arritën të dilnin gjallë nga shtëpia, shkruan “Gazzeta di Parma”, raporton Syri.net.

Nëna u zgjua për shkak të erës që vinte prej zjarri dhe fillimisht doli jashtë me vajzën më të madhe. Ajo u kthye sërish për të marrë më të voglën, por pa arritur ta nxirrte gjallë prej flakëve.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e menjëhershme, por as kjo nuk vlejti për ti shpëtuar jetën vajzës së vogël.

Nëna dhe motra e madhe u transportuan në spital dhe sipas mediave italiane, janë në gjendje të mirë shëndetësore. /Syri.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco