Vrasja e 23-vjeçarit/ Policia blindon Elbasanin! Kontrolle në rrugë dhe në banesa

Vrasja e 23-vjeçarit/ Policia blindon Elbasanin! Kontrolle në rrugë dhe në banesa

22:52, 13/12/2019
A+ Aa A-

Policia blindon qytetin e Elbasanit dhe rrethinat pas atentatit të sotëm në Peqin, ku mbeti i vrarë një 23-vjeçar dhe u plagos një 21-vjeçar.

Siç raporton gazetari i SYRI TV nga qyteti i Elbasanit, vijojnë kontrollet në terren, objekte të braktisura e në banesa të personave të dyshuar, ndërsa në ndihmë të Policisë së Elbasanit kanë mbërritur edhe FNSH.

Këta të fundit po përdorin edhe qenin e gjurmës gjate krehjes se zonës 

Ndërkohë, raportohet se në Elbasan ndodhet edhe drejtori i Përgjithshëm i Policise se Shtetit Ardi Veliu . 

Grupi i Posaçëm Hetimor me Specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria e Elbasanit dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po administron çdo prove  te vlefshme qe do ti shërbeje hetimit.

Një numër i madh personash janë shoqëruar në DVP Elbasan dhe  ne Komisariatin e Policisë Peqin dhe janë marrë ne pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes apo për ndjeni ne lidhje me ngjarjen dhe autorët.

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Përparim, në Peqin ku viktimë mbeti 23-vjeçari Andi Zylyfi, djali i një punonjësi në burgun e Peqinit dhe mbeti i plagosur 21-vjeçari Ardit Uruçi.

Dy personat kanë qenë bashkë në të njëjtën makinë, ndërsa janë qëlluar nga një automjet në lëvizje, duke lënë të vdekur Zylyfin dhe të plagosur rëndë të riun tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco