VIDEO/ Sapo ishte kthyer në Shqipëri, pamje nga vendngjarja ku u ekzekutua 23-vjeçari

VIDEO/ Sapo ishte kthyer në Shqipëri, pamje nga vendngjarja ku u ekzekutua 23-vjeçari

20:31, 13/12/2019
A+ Aa A-

Një atentat me armë zjarri është shënuar këtë mbrëmje në fshatin Përparim të Elbasanit.

Persona të paidentifikuar me makinë kanë qëlluar me armë zjarri ndaj dy shokëve, që ndodheshin në një lokal. Ata kanë qëlluar në kokë Andi Zylyfin, 23 vjeç dhe kanë plagosur rëndë shokun e tij, Ardit Uruci 21 vjeç.

Bëhet me dije se deri tani janë shoqëruar në polici 13 persona, dëshmitarë të ngjarjes. Ata po pyeten për të hedhur dritë për zbardhjen e rrethanave që mund të ndihmojnë për të identifikuar autorët.

Nga mënyra e atentatit pista kryesore është larja e hesapeve mes dy bandave.

Zylyfi, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme, sapo ishte kthyer nga emigrimi nga një vend i Evropës. 

Pamje nga vendngjarja:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco