Adoleshenti shqiptar kishte ngritur një fermë të madhe kanabisi

Adoleshenti shqiptar kishte ngritur një fermë të madhe kanabisi

15:20, 13/12/2019
A+ Aa A-

Një adoleshent shqiptar u arrestua në Angli, pasi u kap duke rritur kanabis.

Ferbent Hoxha jetonte në mënyrë ilegale në Britani. Ai u arratis nga dera e pasme e banesës mbi një gardh, kur policia mbërriti në banesë.

Hoxha kishte një vit në Britani, pasi kishte ardhur atje nga Shqipëria.

Policia mori një sinjalizim nga publiku dhe gjeti në banesë rreth 200 bimë kanabisi. Sipas tyre, droga kap një vlerë prej 140 mijë sterlina.

Një gjykatës e dënoi adoleshentin me 3 vite burg. Ai do dëbohet pas dënimit.

“Ti duket qartë se ishe në dijeni për përmasat e këtij operacioni dhe ishe i motivuar nga interesa financiarë,” i tha gjykatësi.

“Por po ashtu është e drejtë të thuhet se ti ke vepruar sipas udhëzimeve dhe nuk ka asgjë që sugjeron se ti ke pasur ndikim tek ata lart zinxhirit komandues. Por sërish, ti ke pasur një rol domethënëse në këtë operacion të sofistikuar,” i tha gjykatësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco