‘Ndihmat jepen sipas interesit’, banori i fshatit Mazhe: Nuk duan t’ja dinë nëse jam gjallë apo vdek

‘Ndihmat jepen sipas interesit’, banori i fshatit Mazhe: Nuk duan t’ja dinë nëse jam gjallë apo vdek

15:00, 11/12/2019
A+ Aa A-

Një pjesë e banorëve të fshatit Mazhe të njësisë administrative Bubq ankohen se askush nuk ka shkuar të vlerësojë dëmet nga tërmeti të banesave të tyre. Disa nuk janë pajisur as me çadëra apo ushqime. Sipas këtyre banorëve ndihmat po i marrin persona që nuk janë dëmtuar fare.

Banorët tregojnë nuk janë kontaktuar nga asnjë grup ekspertësh dhe deri më sot nuk kanë marrë asnjë ndihmë. Qoftë çadra apo ushqime. Ata për mikrofonin e “ABC Neës” shprehen të indinjuar në lidhje me shpërndarjen e ndihmave pasi kanë parë përmes ekraneve që ato kanë qënë me tonelata dhe për ta nuk është kujtuar askush.

“Nuk më ka pyetur askush nëse jam gjallë apo vdekur, nuk jam në gjendje të marr ndihma në zona të ndryshme. Komuna është e njohur me fatkeqësinë time dhe duhet të kishte sjellë ndihma”, u shpreh një prej banorëve të zonës.

Ndërsa banorë të tjerë ngrenë shqetësimin se ndihma po përfitojnë persona që nuk janë prekur fare nga tërmeti.

“Ndihmat shkojnë sipas interesit, nuk jepen ashtu siç duhet”, tha një tjetër banor.

Këta banorë deri më tani janë ushqyer me ndihmat që ju kanë dhënë disa përfaqësuese të opozitë dhe kërkojnë që qeveria të kujdeset edhe për ta./abcneës.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco