Kush është ‘Princi i drogës’, shqiptari që terrorizoi Europën

Kush është ‘Princi i drogës’, shqiptari që terrorizoi Europën

09:14, 10/12/2019
A+ Aa A-

Policia e Kosovës njoftoi zyrtarisht të martën se ka arrestuar një nga emrat më të njohur të krimit europian,

Princ Dobroshi nga Kosova, i identifikuar si bos i krimit, dikur shumë aktiv në Europë sidomos gjatë viteve 1990, merrej me trafik droge dhe kontrabandë armësh. Që nga viti 2006 ai  jetonte në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Në vitin 1993 ai u arrestua në Norvegji dhe u dënua me 14 vjet burg për trafik të heroinës, gjithashtu ishte i akuzuar në Suedi dhe Danimarkë.

Në një operacion të koordinuar mirë, ai u arratis nga burgu Ullersmo në vitin 1997.

Pas arratisjes nga burgu në Norvegji, veprimtarinë e tij kriminale e vazhdoi në Republikën Çeke, ku grupi i tij shumë shpejt dominoi trafikun e drogës.

Më 23 shkurt 1999 ai u arrestua përsëri, por tashmë në kryeqytetin e Çekisë, në Pragë.

Me 6 shtator 2000, ai u mor në pyetje nga gjykata në burgun e rrethinës Ringerike për shkak të sigurisë se lartë.

Por intervistat u anuluan për shkak se autobusi ku po udhëtonin anëtarët e gjykatës, u përplas me një kamion. Nga aksidenti mbeten të vdekur 3 anëtarët e saj.

Toka nëntokësore kriminale kishte planifikuar një sulm të armatosur në burgun e Pankrác, por në gusht 1999 Dobroshi u ekstradua në Norvegji për të përfunduar dënimin e tij.

Ai u lirua me kusht për “sjellje të mirë” në janar 2005. Sërish u kthye në Republikën Çeke dhe qëndroi atje për tre muaj deri sa skadoi viza. Më vonë, ai u kthye në Pejë, Kosovë.

Ai  kishte pranuar se kishte miqësi me Arfan Qadeer Bhatti, i cili u arrestua në Norvegji me akuzën e planifikimit të terrorizmit të ambasadave izraelite dhe amerikane në Oslo, Norvegji.

Që nga shtatori 2006 jetonte në Kosovë, ndërsa gruaja e tij shqiptare dhe dy fëmijët e tyre jetonin në Pragë.

Ndërsa sot, Policia e Kosovës përmes një komunikate lajmëroi arrestimin e tij, për shkak të një përleshje në qytetin e Pejës dhe për armëmbajte pa leje.

Dobroshit, po ashtu, i ishte ndaluar hyrja në vendet e Bashkimit Evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco