Zëdhënësi i Policisë publikon videon e qenit 'hero', gazetari koment ironik

Zëdhënësi i Policisë publikon videon e qenit 'hero', gazetari koment ironik

22:28, 08/12/2019
A+ Aa A-

E kapur e papërgatitur dhe pa asnjë qen kërkimi, edhe pse jepen 1 milion euro në vit për këtë gjë, Policia e Shtetit prej disa ditësh po reklamon në Facebook një qen të racës pastor, i cili sipas tyre, është heroi i kërkimeve nën rrënoja.

Por reklamën e zëdhënësit të Policisë së Shtetit, Genti Mullai, i cili e ka shpërndarë videon në profilin e tij, ia prish gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno.

Përmes një komenti, gazetari i vjetër i kronikës shprehet se disa ditë pas tërmetit dhe kur forcat e huaja kërkonin nën rrënoja, ky qen nuk është askund.

“Vonë e nxoret këtë qenin. Nuk e pamë në terren dhe në asnjë plan filmik tre dite pas tërmetit këtë pastorin. Duhet ta pranoni që ishin shumë poshtë me logjistikë, madje dhe me qen në krahasim me Kosovën. Shyqyr që atyre djemve në terren u ka krijuar Zoti duart e këmbët, me thonjë kanë punuar për të gjetur të gjallët”, shkruan Qyno në komentin e tij.

Ndërsa Mullai i përgjigjet: "Me vjen keq por ndiqe kroniken eshte ne tch. Ishte qeni jone i pari ne 6 te mengjezit . Ishte ky Brand qe percaktoi sakte vendodhjen dhe me pas qeni i Zvicres percaktoi ne te njejtin vend qe kishte percaktuar Brandi. Jane te dokumentuara e te faktuara. Smund te ishte Brandi ne te gjitha njekohesisht. Ndersa heronjete reneas e fnsh ishin kudo duke mos perfillur rrezikun per jeten e tyre por bene te pamunduren. Jo per replike miku im".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi09/12/2019 08:10

Ky qeni qenka si ministri Lleshi qe shpetoj ate djalin ne kampin e Sirise. Rilindja e qan reklamen por kur vjen fatkeqesia prape se pranon qe eshte qeveri pa breke

Shto koment

Denonco