Shqiptari ndalohet në doganë, ja arsyeja përse u arrestua

Shqiptari ndalohet në doganë, ja arsyeja përse u arrestua

22:24, 07/12/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar i kërkuar prej 21 vitesh nga autoritetet italiane është kapur në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës nga pala greke. Ai kishte kaluar doganën shqiptare dhe po tentonte të hynte në Greqi, kur është ndaluar pas verifikimit në sistemin e Interpol. Shqiptari 54-vjeç akuzohet se ishte pjesë e një grupi kriminal që trafikonte heroinë dhe armë nga Shqipëria në Greqi në vitin 1998. Grupi i tij kriminal kishte trafikuar 19 kg 218 gram heroinë dhe armë drejt Italisë dhe në një episod i kishte shitur një italiani 1 kg heroine. Ngjarjet janë shënuar në periudhën qershor-dhjetor 1998.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco