'Banorët u kthyen te 'pallati i vdekjes' sepse nuk u ofroi askush strehë'

'Banorët u kthyen te 'pallati i vdekjes' sepse nuk u ofroi askush strehë'

09:20, 07/12/2019
A+ Aa A-

Tërmeti i datës 26 nëntor me magnitudë 6.3, i cili u ndie edhe jashtë vendit, është më i forti që nga viti 1979, magnituda e të cilit ishte 6.8, tha sizmologu Rapo Ormeni. Ky tërmet, që klasifikohet në tërmetet e mëdha që kanë goditur vendin, ka sjellë dëme të mëdha njerëzore dhe materiale. Dhjetëra persona humbën jetën, ndërsa dëmet përllogariten në qindra milionë euro.

Tërmeti i datës 26 nëntor ishte i dyti në harkun e dy muajve, ku lëkundjet e datës 21 shtator ishin të magnitudës 5.8. Inxhinieri Agim Serani, zv.dekan i Fakultetit të Ndërtimit, pohoi se, tërmeti ishte një eksperiment që dha një leksion të vlefshëm për të gjithë dhe lajmëroi se ky duhet të jetë një leksion, lëkundje të tjera, nëse ndodhin, nuk falin më.

Çfarë ndodhi në fakt. Sipas revistës Monitor, pallati në Thumanë që u shemb, duke shkaktuar edhe viktima, ishte shpallur i pabanueshëm pas tërmetit të 21 shtatorit. Familjet e kësaj banese, pasi kaluan disa net në çadra, u rikthyen te pallati i plasaritur për shkak se askush nuk u ofroi ndihmë dhe strehë.

Tërmeti i 21 shtatorit u harrua në pak kohë, teksa grupet e emergjencës e mbaruan misionin në pak ditë. Mungesa e një organizimi që duhet të funksionojë atëherë kur duhet, u shfaq vetëm dy muaj më pas, duke na gjetur po aq të papërgatitur dhe të çorganizuar, dhe u pa që trupat ushtarake nga Kosova u shfaqën më shpejt në ndihmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli 07/12/2019 11:07

Vala e termeteve ,si ai ne Floq te Korçes apo termeti i Shtatorit , ishin paralajmerime per te marre masa por ato u trajtuan me indiference aq sa sot e kesaj dite nuk dime ç behet me banoret dhe banesat e Floqit , ashtu siç nuk do degjonim asgje per pallatet e pabanueshme te Thumanes apo Durresit, ne se me 26 Nentor nuk do kishte termet qe fatkeqsisht shkaktoi 51 viktima. Kjo eshte nje tjeter deshmi e firte e nje shteti jo funksional .

Shto koment

Denonco