Detajet/ Arrestohet gruaja shtatzënë shqiptare dhe burri i saj

Detajet/ Arrestohet gruaja shtatzënë shqiptare dhe burri i saj

22:31, 05/12/2019
A+ Aa A-

Një burrë shqiptar i moshës 34 vjeç dhe gruaja e tij shtatzënë 28 vjeç janë arrestuar nga policia në Macerata në Itali

Arrestimi i tyre u krye pasi në banesën e tyre u gjetën pajisje që shërbenin për tregtimin e drogës.

Burri përfundoi në burgun e qytetit, ndërsa gruaja e tij u la në arrest shtëpiak, për shkak se ajo ndodhej në muajt e fundit të shtatzënisë. Karabinierët, me anë të një mobilizimi të shpejtë, pas informacioneve se në banesën e çiftit shqiptar kishte pajisje për tregtinë e lëndëve narkotike, kanë bërë një kontroll të shpejtë dhe gjetën aty laboratorë e para të gatshme, të dyshuara të ardhura nga aktiviteti kriminal, shkruajnë mediat italiane.

Çiftit shqiptar iu gjetën 4000 euro të gatshme në banesë, ndërsa burri ishte emër i njohur për policinë, pasi edhe më herët kishte pasur probleme të theksuara me drejtësinë.

Paratë u gjetën të fshehura në pjesë të ndryshme të shtëpisë, të sistemuara mirë, në atë mënyrë që të ishte vështirë t’i gjeje. Ndërsa gruaja u lejua të kthehej në shtëpi nën arrest shtëpiak, burri u la në burg, në pritje të gjykimit për tregti droge. Ndërkaq, droga e kapur dhe paratë e dyshuara kriminale janë sekuestruar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco