Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

VIDEO/ Pallati i Parashqevi Simakut i pabanueshëm, nipi: Ja telefonata që pata me hallën pas tërmetit

VIDEO/ Pallati i Parashqevi Simakut i pabanueshëm, nipi: Ja telefonata që pata me hallën pas tërmetit

17:58, 05/12/2019
A+ Aa A-

Një nga pallatet e goditura rëndë në qytetin e Durrësit është ai i njohur si pallati i Parashqevisë, apo ndryshe pallati ku ka jetuar këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku.

ABC Neës ka qenë sot në këtë pallat, ku këngëtarja ka jetuar deri në vitin 1997 para se të ikte më pas në Amerikë. Edhe pse ka kohë që nuk ka shkelur në Durrës, nipi i saj, tha për ABC Neës se halla e tij i ka kontaktuar menjëherë pas tërmetit dhe më shumë se dëmtimet e pallatit është interesuar për shëndetin e tyre.

Deri më tani ekspertët e kanë konsideruar si të pabanueshëm pallatin, por sidoqoftë janë eksperrtët izraelitë ata që do e thonë fjalën e fundit pasi pallati me moshë 34 vjeçare ka të paktën 3 kolona të amortizuara.

Ani Simaku që jeton me familjen e tij në shtëpinë e hallës së tij, Parashqevi Simaku rrëfeu për “ABC Neës” edhe telefonatën që ka pasur me këngëtaren e njohur pas tërmetit. 

Sipas tij, shqetësimi kryesor i këngëtares është lidhur më shumë me familjarët sesa me dëmet që godina pësoi.

“Kur e mori vesh na mori direkt në telefon e përjetoi shumë keq. Gjëja e parë që pyeti ishte ‘a jeni mirë të gjithë’…përjetimi ishte shumë i keq”.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco