‘Zonja e tërmeteve’/ Çfarë tha sizmiologia më e njohur në botë

‘Zonja e tërmeteve’/ Çfarë tha sizmiologia më e njohur në botë

17:44, 04/12/2019
A+ Aa A-

Shumë shqiptarë, të dëshpëruar për të mësuar më shumë për tërmetin e rëndë të 26 nëntorit, duke parë se institucionet në Shqipëri vazhdonin të ishin në rrumpallë, kanë gjetur ‘strehë’ në rrjetet sociale.

Sizmiologia më e njohur në botë, dr. Lucy Jones, është kujdesur që të bëjë postime dhe të japë udhëzime për shqiptarët në Twitter.

Jones njihet edhe si ‘Zonja e tërmeteve’ dhe është një eksperte e Shërbimit Gjeologjik Amerikan.

Menjëherë pas tërmetit, ajo shkroi: “Një tërmet i shkallës 6.4 sapo goditi Shqipërinë. Ka të ngjarë të ketë shkaktuar dëme dhe viktima. Goditja ishte pranë bregdetit, aty ka edhe disa qyteza, disa me ndërtesa të cenueshme. Lëkundje mjaft të forta në Tiranë”.

Pasi shqiptarët po përballeshin me lëkundjet e vazhdueshme, ajo bëri një tjetër postim: “Tërmeti shqiptar ka një sekuencë energjetike paslëkundjesh. Se sa lëkundje të tilla mund të prodhojë një tërmet, varion. Shqipëria është shumë normale, por një nga ato më aktivet”.

‘Zonja e tërmeteve’ i dërgoi shqiptarët në një blog ku shpjegon se çfarë janë paslëkundjet dhe sa mund të zgjasin.

Duke parë insistimin e shqiptarëve, ajo sqaroi se “Shqipëria duhet të presë paslëkundje për shumë muaj, por niveli do të shkojë në rënie. Ky tërmet është i ngjashëm në shkallë me atë të Northridge në Los Angeles në vitin 1994. Paslëkundja e fundit me shkallë 5 e këtij tërmeti ndodhi tre vjet pas tërmetit të madh”.

E pyetur për mundësinë e një cunami, ajo tha se ky tërmet është shumë i vogël për një cunami domethënës.

Jones thotë se tërmeti ka një paralëkundje, lëkundjen e madhe dhe paslëkundjet. Se cila është paralëkundja përpara tërmetit të madh, kjo është e vështirë të përcaktohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco