Tërmeti/ Mbi 5 mijë shtëpi të dëmtuara rëndë, ja objektet që po përgatiten për t’u shembur

Tërmeti/ Mbi 5 mijë shtëpi të dëmtuara rëndë, ja objektet që po përgatiten për t’u shembur

14:08, 04/12/2019
A+ Aa A-

Termeti i 26 nentorit ka lënë pas përveç viktimave të shumta edhe një shkatërrim të madh.

Zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda, bën publike të dhënat e reja lidhur me situatën katastrofike të krijuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Zv.ministrja njofton se nga tërmeti janë dëmtuar rëndë 5514 (Durrës 3838, Tiranë 1311, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)

Deklarata e plotë

Vijojmë me përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës deri në orën 13:30 të ditës së sotshme në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

QENDRA E RE DISPEÇER

Më lejoni të përsëris edhe njëherë se në dispozicion të qytetarëve në qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë, për çdo nevojë, janë në funksion tre numrat e gjelbër:

0694114100

0694114101

0694114040

Si dhe për çdo shqetësim apo pyetje lidhur me tërmetin e datës 26 nëntor, qytetarët mund t’i drejtohen edhe Platformës së Bashkëqeverisjes:

www.shqiperiaqeduam.al

Deri në orën 12:00 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve është aktualisht: 282 (Tiranë – 113; Durrës – 140; Lezhë – 28; Elbasan – 1).

 Shumica dërrmuese prej 245 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

 DËME NË BANESA

Për qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër janë bërë këto verifikime deri më sot, datë 4 dhjetor 2019:

Shtëpi të shembura: 1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)

Shtëpi të dëmtuara rëndë: 5514 (Durrës 3838, Tiranë 1311, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)

Shtëpi të dëmtuara lehtë: 3569 (Tirana 3248, Dibër 73, Elbasan 248)

Pallate të dëmtuara rëndë: 558 (Durrës 35, Tiranë 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)

Pallate të dëmtuara lehtë: 337 (Tiranë 330, Elbasan 7)

Pallate të pabanueshme: 20 (Tiranë)

Shkolla të dëmtuara: 28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).

Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë).

Biznese të dëmtuara: 146 (Tiranë).

Qendra shëndetësore: 2 (Tiranë 1, Kukës 1).

AKOMODIMI

3975 qytetarë gjithsej të akomoduar në strukturat hoteliere për qarqet Lezhë dhe Durrës.

2669 qytetarë në strukturat hoteliere Durrës:

FAFA………………………..448

 ALER………………………..135

IBISA………………………..324

ETER………………………….87

PAMEBA……………………83

VALA……………………….100

DIAMMA………………….357

KOLAVERI……………….487

BONITA……………………175

PISHAT E BUTA…………98

DOLCE VITA…………… 250

 ARAGOSTA………………..33

 KASA………………………….92

1306 qytetarë në strukturat hoteliere Lezhë:

 FROJDI…………………….130

 RAFAELO…………………831

 ERMIRI…………………….345

PUNA NË TERREN

Ndërkohë, kemi një përditësim të bilancit paraprak të situatës për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, si në vijim:

23 prishje objektesh gjithsej, nga të cilat:

9 objekte në qytetin e Thumanës, dhe;

14 objekte në Bashkinë Durrës.

Aktualisht po përgatiten për prishje dy objekte në Durrës:

1 objekt 3-katësh në Shkozet, Autostradë, Durrës;

1 objekt 5-katësh në Shkozet, Autostradë, Durrës;

Vijohet të punohet për prishjen e 1 objekti 3-katësh në Shkozet, Durrës.

Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:

 Në objektin afër kompleksit “Tropikal

 Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës

 Në Kompleksin “Miramare”

 Në hotel “Vila Verde”

 Në ndërtesën e Familjes Lala në Kënetë

 Në objektin te Rr. “Bashkimi”, Durrës

 Në objektin te Rr. “Mujo Ulqinaku”, Durrës.

Në Thumanë:

Aktualisht po përgatitet të prishet Shkolla 9-vjecare “Ramazan Jangozi”, objekt 2-katësh.

VULLNETARËT

Deri më sot, janë regjistruar për të ofruar ndihmë 302 vullnetarë dhe 18 OJF.

Duke ju falënderuar për vëmendjen dhe bashkëpunimin, ju njoftoj për takimin tonë të ores 18:30.

Faleminderit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco