Banorë dhe biznese/ Në Laç nisin hetimet për pallatet që do shemben

Banorë dhe biznese/ Në Laç nisin hetimet për pallatet që do shemben

12:36, 04/12/2019
A+ Aa A-

Janë 7 pallate në Laç që do të shemben, pasi kanë dëmtime strukturore.

Para se të nisë shembja e tyre, kanë nisur hetimet në lidhje me dëmtimet që mund të jenë shkaktuar nga banorët dhe bizneset.

Burime nga prokuroria thanë se grupi hetimor po bën veprimet procedurale në qytetin e Laçit për 7 pallatet që priten të shemben.

Burime bëjnë me dije se do hetohet çdo ndërhyrje strukturore e bërë në këto godina nga ana e banorëve apo dhe bizneseve.

Grupi hetimor po merr prova nga pallatet e shembura.

Si prove po merren materiale inerte, kryesisht pjesë trarësh betoni dhe kollona. Një trailer po ngarkohet nga një fadromë me prova materiale...

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco