Ushtria e Kosovës niset drejt Shqipërisë për ndihmë!

Ushtria e Kosovës niset drejt Shqipërisë për ndihmë!

09:13, 26/11/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë nisur në Shqipëri pas tërmetit që ka lënë shumë viktima dhe shkatërrime. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se ka siguruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën që Kosova do të jetë në mbështetje të Shqipërisë.

“Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë. Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti”, ka shkruar Thaçi. Më herët edhe kryeministri i Kosovës ka komunikuar me presidentin Ilir Meta për të njëjtën çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lushingabarbullushi26/11/2019 11:11

Faleminderit vertete! Dhe shpresoj qe Rama ta leshoj pak doren sot; e mos te ju marri taxen e traut. Te pakten ne ardhje...

Shto koment

Denonco