Humbi prindërit në luftë me ISIS/ 17-vjeçarja shqiptare: Na merrni sa më shpejt, këtu po ndodh diçka e keqe

Humbi prindërit në luftë me ISIS/ 17-vjeçarja shqiptare: Na merrni sa më shpejt, këtu po ndodh diçka e keqe

23:01, 25/11/2019
A+ Aa A-

Gazetarja e TCH, Kristi Gongo ka biseduar me një 17-vjeçare që ndodhet e vetme në kampin Al-Hawl të Sirisë ku gjendej edhe Alvini. Ajo është Elona Shuli nga Pogradeci që u largua drejt Sirisë 6 vite më parë me familjen dhe ku vetëm 14 vjeç në shtetin sirian u bë mama me Suhejdinin. Pas vdekjes së prindërve, Krenarit dhe Adelinës në luftës krah ISIS, Elona tashmë ka mbetur e vetme në kampin Al-Hawl me djalin e saj 3-vjeçar si dhe për dy motrat Ermën dhe Jusrën si dhe vëllain e vogël, Ibrahimin.

BISEDA

Elona: Përshëndetje jam Elona Shuli. Kërkojmë nga ju ndihma të shpejta sa me shpejt ti kapni këto punë seriozisht si shtet që jeni keni parë nëpër internete edhe nëpër televizor se ku jetojmë e si jetojmë.

Kristi: Përshendetje Elona. Më dërgoni një video me fëmijët si jeni në atë të ftohtë.

Elona: Se ne gra edhe fëmi jemi në rrezik shumë të madh folet qe do vijë një luftë e madhe. Presim dita ditën nata natën që të vini të na merrni ora na bëhet muaj, muaji na bëhet vit aq shumë që jemi të stresum jemi në merak të madh. Nga ky vend të na largoni sa më para. Që një vit që rrim të përgatitur gra edhe fëmi për tu kthyer te familjet tona. Nëse keni pak dhimshuri për femijet sa më shpejt të na tërhiqni nga ky vend.

Kristi: Nuk më dërgon dot video? Nga po shkruan tani? Ku e gjen internetin?

Elona: Nga këtu brenda. Është interneti shumë i dobët. Nuk vijnë as video as me zë

Kristi: Po të pres.

Elona: Po për 4 dite nuk do flas. Se kemi një problem.

Kristi: Çfarë problemi? Pse katër ditë? Më trego në video çfarë pritet të ndodhë, rrezikun që keni, vështirësinë për tu ushqyer. Të të marr me video në ëhatsapp? Mundem?

Elona: Kur të mundem do ta çoj. Çfarë thotë shteti kur do na marri.

Kristi: Të të marr tani me video? Që të flasim?

Elona: Se jemi në një rrezik shumë të madh.

Që prej orës 6:30 të mëngjesit të së dielës, Elona nuk ka kthyer më përgjigje dhe nuk e ka marr mesazhin. Arsyet pse nuk flet dot këto 4 ditë, nuk e zbuloi, por është i kuptueshëm rreziku që po ndeshen 5 fëmijët e familjes Shuli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco