Po transportone 4 shtetas sirianë, prangoset 'taksisti' te Ura e Drinit të Zi

Po transportone 4 shtetas sirianë, prangoset 'taksisti' te Ura e Drinit të Zi

11:52, 24/11/2019
A+ Aa A-

Një shtetas shqiptar është arrestuar ditën e sotme pasi po transportonte në mënyrë të paligjshme 4 shtetas sirianë drejt Kosovës.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve arrestuan shtetasin me iniciale A.M., 52 vjeç banues në Tiranë, në vendin e quajtur "Ura e Drinit të Zi".

Ai po udhëtonte me një automjet tip "Skoda-Taksi" ku kishte dhe 4 shtetasit sirianë të cilët nuk ishin të pajisur me mjete identifikimi.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco