Përplaset nga makina, një i vdekur në autostradën Tiranë-Durrës

Përplaset nga makina, një i vdekur në autostradën Tiranë-Durrës

18:13, 22/11/2019
A+ Aa A-

Aksident me pasojë vdekje në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili në momentin e aksidentit ka qenë në tentativë për të kaluar nga një anë e rrugës në anën tjetër.

Përplasja ka qenë e fortë dhe për këtë shkak qytetari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i makinës, 37-vjeç, është shoqëruar në polici

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Më datë 22.11.2019, ora 17:40, në autostradën TR-DR, shtetasi Sh. Sh. i datëlindjes 1982, duke drejtuar mjetin Fiat ATP me targa italiane EV 310 KF, ka aksidentuar me pasojë me vdekje shtetasin këmbësor i paidentifikuar, drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari22/11/2019 18:39

I gjithe faji eshte i infrastruktures rrugore dhe a atyre per pergjigjen per infrastrukturen rrugore dhe sigurine rrugore! A keni pare ne ndonje nga autostradat e Shqiperise qe te kete nen-kalime per kembesoret? Ne cdo vend te botes ka te tilla nen-kalime jo vetem neper autostrada por edhe neper qyetet kryesore, neper kryqezime te ndryshme ku ka levizje me te dendur njerezish dhe automjetesh te ndryshme. Por ne Shqiperi askush nuk ka as tru dhe as vullnet qe t'i rikonstruktojne rruget dhe te bejne nen-kalime per te rritur sigurine rrugore dhe per te shpetuar jetet e njerezve. Sipas ministrit te vdekjeve dhe vrasjeve te brendshme Sander Leshit, eshte ulur numri i vrasjeve, por harron gjenerali i leshit qe eshte dyfishur numri i vetevrasjeve, vellavrasjeve, i abuzimeve seksuale dhe i vdekjeve nga aksidentet rrugore. Ky eshte bilanci i Rilindjes qe vetem vdekje ka sjelle ne kete vend.

Shto koment

Denonco