27 urdhra-mbrojtje/ Detaje nga dhunimin i biznesmenes në Lazarat

27 urdhra-mbrojtje/ Detaje nga dhunimin i biznesmenes në Lazarat

11:03, 19/11/2019
A+ Aa A-

Lavdije Buzheri nga Kordhoca e Lazaratit ka përfunduar në spital me dëmtime në kokë e trup pasi është dhunuar nga një person. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lazarat.

Gruaja e dhunuar mësohet se ka një biznes dhe dhuna ka ndodhur pas një konflikti verbal që ajo ka pasur me autorin. Policia nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar deri më tani.

Por mësohet se Buzheri është në konflikt të brendshëm familjar që zgjat prej kohësh me njerëzit e burrit për ndarjen e pronave të familjes.

Konflikti mes 52 vjeçarjes Lavdije Buzheri dhe njerëzve të burrit ka nisur pas vdekjes së bashkëshortit të saj.

Zënkat ndodhin me kunatin, vjehrrin dhe të tjerë persona të familjes së bashkëshortit të ndjerë.

Të gjithë familjarët kanë urdhëra mbrojtjeje ndaj njëri – tjetrit, plot 27 urdhëra.

Alfons Buzheri, nipi, është person me precedentë të mëparshëm penalë. Sipas policisë mbrëmë ka qenë nipi ai që ka siguruar urdhër mbrojtjeje. Gruaja ka dëmtime në kokë dhe është në repartin e kirurgjisë aktualisht. /Panorama

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco