Vetëdorëzimi në polici i bashkëpunëtorit në vrasjen e Eri Zefit, ja çfarë thotë policia

Vetëdorëzimi në polici i bashkëpunëtorit në vrasjen e Eri Zefit, ja çfarë thotë policia

10:25, 12/11/2019
A+ Aa A-

Vetëdorezohet në polici Gjovalin Alia i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i vrasjes së Eri Zefit në Mirditë.

Ngjarja ka ndodhur pak javë më parë në Zall Xhuxhë të Mirditës.

Alia ishte shok fëmijërie me viktimën por hetimet kanë nxjerrë se ka qenë pikërisht ai që ka nxjerrë në pritë 34-vjeçarin tek personat që e ekzekutuan.

Ja njoftimi i plotë i policisë për ngjarjen:

Mirditë

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Fan ,Mirditë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi E.R., ju informojmë se:

Si rezultat i punës hetimore të kryer nga  grupi i  posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Lezhë u bë e mundur identifikimi  dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje.

Policia në vijim dhe pa ndërprerë ushtroi kontrolle të shumta dhe përdori metodat speciale të hetimit për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Njëkohësisht Grupi i posaçëm hetimor negocioi me familjarët e autorit të dyshuar që ti dorëzohej organeve të drejtësisë

Sot nga Policia e Lezhës u bë ndalimi i shtetasit M(Gj).A.,i dyshuar për vepren penale "Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve dhe municionit luftarak"

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime te mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco