Shqiptari kapet me 30 mijë euro kokainë, lëvizte i qetë në qendër të qytetit

Shqiptari kapet me 30 mijë euro kokainë, lëvizte i qetë në qendër të qytetit

16:59, 11/11/2019

Një i ri shqiptar është arrestuar në Pistoia nga Policia italiane në akuzën për trafikim të lëndëve narkotike të forta, kryesisht kokainë.

Sipas mediave italiane në pranga ra 34 vjeçari me iniciale A. M.

Shqiptari u arrestua ndërsa po shëtiste në qendër të qytetit të Pistoias.

Gjatë kontrollit në makinën e shqiptarit të cilën e kishte marrë me qera policia gjeti 10 mijë euro të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikut të kokainës.

Më pas gjatë një kontrolli në shtëpinë ku banonte, në Firence, policia i gjeti shqiptarit edhe materiale që i duheshin për të kryer aktivitetin e jashtëligjshëm si edhe dy peshore, kokainë dhe të tjera pajisje që duheshin për trafikim të lëndëve narkotike, por edhe 20 mijë euro të tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco