Shtyhet seanca për Shullazin/ Debate mes gjyqtares dhe të pandehurit, avokatja nuk pranon mbrojtjen

Shtyhet seanca për Shullazin/ Debate mes gjyqtares dhe të pandehurit, avokatja nuk pranon mbrojtjen

12:23, 11/11/2019
A+ Aa A-

Shtyhet seanca për Emiljano Shullazin dhe 4 te pandehurit e tjerë.

Në seancë u zhvilluan debate të ashpra midis të pandehurit Endrit Zela dhe gjyqtares Albana Boksi. Zela i tha gjyqtares që “ti po i imponohesh këtij procesi dhe do me çdo kusht të zhvillosh gjykimin, kam kerkuar dorheqjen tënde, ti nuk na garanton një proces të drejte dhe ligjor.”

Endrit Zela u shpreh se nuk pranon avokat të caktuar kryesisht, por avokatin e zgjedhur prej ti Blerdar Shanja i cili nuk është paraqitur në seance për shkak të konfliktit te interesit qe ka me gjyqtaren Boksi.

Gjithashtu avoktja e caktuar kryesisht në këtë seance Eralda Brahimasi u shpreh se nuk merr përsipër mbrojtjen e të pandehurit pasi është gjobitur me heret nga kjo gjykatë edhe pse kishte dorëzuar raport shendetësor.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Albana Boksi vendosi që kërkesa e avokates është jo ligjore dhe aspak profesionale dhe për këtë arsye do ta referoje si rast në dhomën e komberare te avokatisë Tiranë për sjellje joprofesionale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco