Tragjedia në Bërzhitë: Eci disa metra në këmbë dhe u shemb pa ndjenja

Tragjedia në Bërzhitë: Eci disa metra në këmbë dhe u shemb pa ndjenja

09:25, 11/11/2019
A+ Aa A-

Aksidenti tragjik në Bërzhitë, që u mori jetën 2 vajzave adoleshente, nuk është mbyllur me aq. Rëndë në spital janë dhe djemtë që ndodheshin në makinë me to, shoferi 18-vjeçar Françesk Shaba dhe dy djemtë 14-vjeçarë, O.M. dhe L.M. që ndodhen të shtruar në spital me shembje në kokë dhe në trup.

18- vjeçari Françesk Shaba që nuk kishte patentë dhe megjithatë kishte marrë makinën me katër adoleshentët si pasagjerë, mësoshet se në momentin që u përplas me një pemë, ishte ende i vetëdijshëm.

Ai ka dalë nga makina ashtu i plagosur dhe i tronditur nëpër shi, ka ecur dia metra në këmbë dhe pastaj ka rënë në tokë pa ndjenja.

Ndërkohë, në makinën e bërë copë pas tij, kishin mbetur të vdekura dy 17-vjeçaret, Senada Tarja dhe Suada Serani dhe të përgjakur, dy 14-vjeçarët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco