Drogë në makinë/ Zbulohet identiteti i shqiptarit të arrestuar sot në Igumenicë

Drogë në makinë/ Zbulohet identiteti i shqiptarit të arrestuar sot në Igumenicë

16:45, 09/11/2019
A+ Aa A-

Mbi 38 kg marijuanë janë sekuestruar në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar në Sajadhe dhe Igumenicë, ku është ndaluar një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër.

Sipas medieve fqinje, në bagazh dhe sediljet e pasme të makinës janë gjetur dhe sekuestruar nga policia greke 37 pako me 38 kg e 410 gram marijuanë.

Ndërkohë, në pranga kanë rënë dy persona, njëri prej të cilëve është shqiptar, ndërsa kombësia e tjetrit nuk bëhet e ditur.

Sipas asaj që mëson Syri.net, identiteti i shqiptarit të arrestuar sot në Igumenicë. Ai është Andon Paulin Prendi, 25-vjeç nga Shkodra. /SYRI.net

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco