Ja çfarë automjeti u përdor për grabitjen e Postës me drejtues vëllain e deputetit të PS-së

Ja çfarë automjeti u përdor për grabitjen e Postës me drejtues vëllain e deputetit të PS-së

20:11, 05/11/2019
A+ Aa A-

Të tjera detaje po zbulohen lidhur mbi grabitjen e ndodhur ditën e djeshme në Postën e Krujës, ku u grabitën 110 milion lekë, pikërisht në Postën ku drejtor është vëllai i deputetit të PS-së, Rraman Rraja.

Sipas hetimeve, grabitësit kanë përdorur një kamion frigoriferik, dhe kanë kërcënuar rojën që t'i ndihmojë në ngarkimin e kasafortës ku mbaheshin paratë.

Aktualisht grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerës së sigurisë në Postë, por edhe jashtë saj, kryesisht të Bashkisë dhe disa bizneseve në zonë.

Detajet janë zbuluar pas zbërthimit të rojës, Besnik Parruca, që tashmë do të përgjigjet për veprat penale ‘Moskallëzim krimi’ dhe ‘Shpërdorim detyre’.

Roja, edhe pse aty ka kaluar një patrullë policie, nuk ka bërë denoncim për grabitjen me justifikimin se ndihej i kërcënuar. Ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim shtetasin S. T, 28 vjeç, specialist i sallës së SHPSF-së, i cili akuzohet për “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se nuk ka njoftuar policinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco